Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Kush i bën këto, dhëndri? Rama: Siguruam vaksina edhe pse na lanë jashtë skemës së shpërndarjes

“Kush i bën këto, dhëndri? Rama: Siguruam vaksina edhe pse

Kryeministri Edi Rama deklaron se shqiptarët si shumica e vendeve evropiane do dalin nga pandemia, edhe pse u la jashtë skemës se shpërndarjes së vaksinave.

Sipas Ramës në fjalën e hapjes së fushatës, kjo pasi qeveria siguroi vaksinat, ndërsa ironizon koalicionin opozitar dhe kandidatët e saj për deputetë.  

“Mandati i tretë s’do realizojë objektivin për të patur 10 milionë turistë në Shqipëri, i ndërprerë nga pandemia. me fillimin e vaksinimit masive brenda 48 orësh kemi garantuar që në këtë sezon vendi të jetë më e lehtësuar seç ishte një vit më parë.

Kemi garantuar që të nxjerrim shqiptarët si shumica e vendeve evropiane nga pandemia edhe pse u la jashtë skemës se shpërndarjes së vaksinave, kush i gjeti vaksinat, si erdhën dhe si u bëmë vendi që ka siguruar për të thënë se brenda qershorit do kemi vaksinuar gjysmë milioni qytetarë.

Do sjellim edhe fabrikën e vaksinës për tregun  brendshëm dhe eksport, kush i bën , dhëndri? Me kë, Dash Shehin, Dulen, Gridën, Nard Ndokën?

Imagjinoni me një palë përballë ku Nard Ndoka duket filozof, pa llogaritur Monikën, Saliun”, thotë Rama.

Të fundit