Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Kush ka llogari me ligjin, s’fle i qetë”, Rama-ministrave: As karton e as mikrofon nuk do përdorni për t’i mbrojtur

“Kush ka llogari me ligjin, s’fle i qetë”,

Kryeministri Edi Rama deklaroi se askush nuk do të mbrohet nga akuzat e ngritura prej sistemit të drejtësisë. Ai theksoi se askush nga 74 deputetët e Kuvendit nuk duhet të denjojë të përdorë asnjë mjet për të mbrojtur të akuzuarit.

“Zotohem se çdo qëndrim kritik apo denoncim ngado që të vijë do të hetohet me seriozitetin e duhur prej nesh dhe për çdo rast kur do gjendet i bazuar do reagojmë publikisht duke bërë efektimin e duhur. As qeveria dhe asnjë nga ne 74 të mandatarit nuk do të përdorë as mikrofonin dhe kartonin për të mbrojtur këdo qoftë nga akuzat e organeve të drejtësisë. Në çdo nivel të ekzekutivit apo në drejtimin e qeverisjes vendore që mund të vendosen në akuzë të mbrohet vetë. Qeveria do të inkurajojë me fuqizimin e mekanizmave të njohur, apo inovativë nxitës të qytetarëve dhe mediave luftën kundër korrupsionit. E kemi besuar dhe e besojmë edhe më shumë sot reformën në drejtësi. Sot këmba lëkundet nën këmbën e atyre që deri dje vrisnin, duke i përdorur prokuroritë si shampo, për ti bërë karshillëk një populli të tërë me flokët përpjetë. Partitë po e humbin fuqinë për ti rezistuar presionit të kohës. Askush që ka llogari të hapura me ligjin nuk fle më i qetë,” deklaroi Rama.

 

Të fundit