All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Maxhorancës

Kush negocioi me PD-në për zgjatjen e vetingut? Si përgjigjet Balla, flet për çështjen “Toyota Yaris”

All - Paragraf - 1

Kush negocioi me PD-në për zgjatjen e vetingut? Si përgjigjet

Kreu i grupit parlamentar socialist dha një prononcim për gazetarët, ku u pyet se kush negocioi me Partinë Demokratike për të votuar ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e afatave të vetingut.

All - Paragraf - 3

Balla mohoi që të ketë patur negociata mes socialistëve dhe demokratëve, ndërsa tha: Nuk ka pasur negociatë për këtë çështje. Ka qenë vetëm ndërgjegjësimi i grupit parlamentar të PD-së, që vendosi të mbështesë procesin, duke e konsideruar tejet të rëndësishëm për rrugën europiane të Shqipërisë.

Balla foli edhe për ardhjen në Tiranë të prokurorëve belgë për çështjen “Toyota Yaris” dhe për marrjen në pyetje të kryedemokratit Lulzim Basha. Ai tha se Basha do të paguajë kostot, ndërsa mohoi implikimin e tij në këtë çështje.

“Kemi qenë në këtë korridor të Kuvendit të Shqipërisë, më pak se 4 vite më parë, në 2018 ose 2019 ku zoti Basha lëshoi një akuzë që u provua nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë se ishte gënjeshtër. E vërteta vonon por nuk harron.

Sot jemi në kushtet ku thuajse gjithë kjo histori është zbardhur. Personi që më ka akuzuar mua tashmë është në listën e personave që kanë dijeni për këtë çështje. Jam i kënaqur që historia 30-vjeçare e kultivuar nga Berisha, që hidh akuza të pavërteta ndaj kundërshtarit, po merr goditjen e duhur. Nëse Basha para 3-4 vitesh akuzonte me të njëjtën mënyrë si babai i tij politik, sot jemi në kushtet ku Basha, duhet të paguajë kostot.

Ishte gënjeshtër, Luli me dijeni apo pa dijeni dëmtoi një aksion policor. Nuk kam asnjë dijeni për çështjen se çfarë ka deklaruar Basha në SPAK. Jam krenar që fitova betejën time me Bashën. Tani se çfarë bën Basha me pëllumbat që lëshon herë pas here, çtë mbjellësh do të korrësh. Edhe Luli dhe Saliu po korrin atë që kanë mbjellur”, tha Balla.

 

Të fundit