Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Kush nuk e ka arritur objektivin", Rama paralajmëron largime nga PS: Do ngrihet një Komision i Posaçëm Riorganizimi

"Kush nuk e ka arritur objektivin", Rama paralajmëron largime nga
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama po zhvilllon një takim me deputetët e PS në Pallatin e Brigadave. Ai ka paralajmëruar largime nga Partia Socialiste dhe prurje të reja. Ai shtoi se kush nuk e ka arritur objektivin, duhet t'i lërë vendin dikujt tjetër.

Kryeministri tha se do të ngrihet një komision i posaçëm riorganizimi dhe se me 12 qershor do të thirret një kongres i jashtëzakonshëm dhe të paraqesë vizionin 'Shqipëria 2030'.

"Do të nisim një fushatë hapje të PS ku nga njëra anë do të krijojmë një mundësi përfshirëse për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e PS. Kush nuk e ka arritur objektivin duhet që t'i lërë vendin dikujt tjetër.

Një Komision i Posaçëm Riorganizimi do të ngrihet me shpejtësi në çdo qark do të ngrihen nën drejtimin e të deleguarëve që të organizojnë këtë aksion përtëritës, në 12 qershor është dita e duhur për të thirrur kongresin e jashtëzakonshëm dhe të përqasim vizionin Shqipëri 2030 dhe angazhimin e ri të kalendarit qeverisës", tha Rama.

Të fundit