Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Kushëriri investitor në Butrint”, Gjiknuri i përgjigjet Shehajt: Nuk e kam të afërm, le ta provojë gjykata

“Kushëriri investitor në Butrint”, Gjiknuri i

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste i është përgjigjur deputetit të Partisë Demokratike, Agron Shehaj, pasi denoncoi dhënien e statusit investitor strategjik të një tjetër familjari nga radhët e socialistëve.

Në një postim në rrjetet sociale, Gjiknuri e ka mohuar se personi në fjalë është djali i xhaxhait të tij biznesmeni që do të ndërtojë në Butrint.  

E siguroj deputetin Agron Shehaj se unë nuk jam si ata të partisë së tij që mohuan baxhanakun e ndjerë në Gërdec. Nuk kam ama se si të pranoj që çdokush që mban mbiemrin Gjiknuri dhe që merret me biznes duhet të jetë automatikisht djali i xhaxhait tim. Çdokush mban përgjegjësi e përgjigjet për ato që bën.

Le ta provojë gjykata e do ta mbaj unë përgjegjësinë, por nëse unë nuk e kam djalë xhaxhai personin e përgojuar nga Agron Shehaj, atëhere Agroni duhet të më dëmshpërblejë për cënim të qëllimshëm të imazhit!” shkruan Gjiknuri.

 

 

Të fundit