All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Maxhorancës

Kushi "lakun në fyt" studentëve të mjekësisë: Punë 5 vite ose të paguajnë

All - Paragraf - 1

Kushi "lakun në fyt" studentëve të mjekësisë:

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi duke raportuar në Komisionin e Ligjeve për projektligjin që i detyron studentët e mjekisë të punojnë 5 vite me detyrim në vend pas studimeve, u shpreh se marrëveshja nuk është detyrim dhe se studentët mund të zgjedhin të paguajnë tarifën e plotë.

All - Paragraf - 3

"Ne i vendosim marrëveshjen përpara. Studentët do të zgjedhin vetë ose ndryshe do ta marrin diplomën por koston do ta paguajnë.

Do të jetë universiteti që do ta vendosë nga viti në vit. Ne do të përcaktojmë metedologjinë dhe universiteti koston. Kemi nevojë për mjekë” tha ajo.

Ndërkohë studentët të cilët edhe sot protestuan përpara parlamentit, kanë paralajmëruar që më datë 20 korrik, kur pritet të kalojë edhe projektligji do te jenë sërish në protestë.

Me datë 20 do të jemi tek parlamenti, ku do të bëhet edhe votimi, duam të na bashkohen edhe më shumë maturantë, edhe prindër, se e dinë me ca sakrificash i sjellin në Tiranë” thanë studentët për mediat.

Të fundit