Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet në Tiranë, PS 'sfidon' vendimin: Vazhdoni punën...

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet në Tiranë, PS 'sfidon'

Partia Socialiste ka sfiduar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi dekretin e presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit.

Burime për mediat bëjnë me dije se pavarësisht vendimit të gjykatës, strukturat e PS në Tiranë po udhëzohen që vazhdojnë punën si normalisht.

Në një mesazh që u ka mbërritur strukturave thuhet se nuk ka anulim të zgjedhjeve por vetëm “pezullim të dekretit dhe se vendimi përfundimtar i Gjykatës për Veliajn do merret më 31 tetor.

“Sikurse u theksua edhe mbrëmë, vendimi i sotëm nuk i prek zgjedhjet e 9 nëntorit. Vendimi përfundimtar i Gjykatës do të jepet më 31 tetor. Vazhdoni punën, ju rikujtoj për takimet e sotme sipas orareve dhe grupeve përkatëse”, mësohet se ka njoftuar PS strukturat në Tiranë.

Të fundit