Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kushtetuesja vendos të ardhmen e saj politike, Balluku i shkon në zyrë Ramës

Kushtetuesja vendos të ardhmen e saj politike, Balluku i shkon në

Trupa e Gjykatës Kushtetuese është mbledhur sërish paradite këtë të premte, rreth orës 11:00. Ende nuk është bërë e ditur nëse mbledhja ka të bëjë me çështjen e dërguar nga Qeveria për pezullimin e zv/kryeministres Belinda Balluku, apo me ndonjë çështje tjetër.

Në pritje të vendimit, Balluku është parë duke shkuar në zyrat e Këshillit të Ministrave. Prezenca e saj lë të kuptohet se Gjykata Kushtetuese mund të marrë një vendim kyç për të ardhmen e saj politike.

Kushtetuesja vendos të ardhmen e saj politike, Balluku i shkon në

Kujtojmë se GJKKO, me kërkesë të SPAK, e pezulloi Ballukun nga detyra në nëntor të vitit të kaluar për abuzime në tendera, por kryeministri Edi Rama e konsideroi këtë shkelje të kompetencave të tij dhe e çoi çështjen në Kushtetuese. Seanca publike u zhvillua më 22 janar.

Ndërkohë, SPAK ka kërkuar edhe heqjen e imunitetit të Ballukut si deputete për të mundësuar një masë më të ashpër sigurie, duke përfshirë arrestin në shtëpi apo në burg. Socialistët kanë shtyrë mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, duke pretenduar se duhet pritur vendimi i Kushtetueses, ndërsa opozita argumenton se kërkesa për arrestim nuk lidhet me pezullimin.

Mbetet për t’u parë çfarë vendimi do të marrë Gjykata Kushtetuese dhe si do të ndikojë kjo në statusin e zv/kryeministres Balluku.

Të fundit