Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kuvend/ Taulant Balla votohet me 16 vota kundër ministër i Brendshëm; shkarkohet Çuçi

Kuvend/ Taulant Balla votohet me 16 vota kundër ministër i

Me 84 vota pro, 3 kundër dhe 3 abstenim është shkarkuar në Kuvend Bledi Çuçit nga detyra e Ministrit të Brendshëm.

Në vend të tij është emëruar Taulant Balla.

Për Ballën, 75 vota ishin pro, 16 deputetë kanë votuar kundër ndërsa 1 ka abstenuar.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama shkarkoi ministrin Çuçi pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Fushë-Krujë, ku anëtarë të fisit Rraja dhunuar 2 kushërinj të fisit Maja, lidhur me një denoncim që ata kishin bërë në Polici për guroren e Rrajave.

Rama emëroi Ballën si ministër të ri të Brendshëm, i cili ditën e hënë mori edhe dekretin e presidentit të Republikës, Bajram Begaj, për të mbajtur këtë detyrë.

 

Të fundit