Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kuvendi bën thirrje për vaksinim, por a janë vaksinuar deputetët? Si përgjigjet Nikolla

Kuvendi bën thirrje për vaksinim, por a janë vaksinuar

Ministria e Shëndetësisë, ekspertët e ISHP-së dhe jo vetëm, i bëjnë vazhdimisht thirrje qytetarëve për t’u vaksinuar kundër Covid-19.

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla, ka treguar për herë të parë, nëse të gjithë deputetët e Kuvedndit kanë bërë vaksinën antiCovid. Nikolla tregoi se janë 4 deputetë të maxhorancës dhe 4 të opozitës që nuk kanë bërë ende vaksinën.

“Po, unë marr informacion të vazhdueshëm për këtë proces dhe ju them që në momentin që po flasim, janë vetëm 8 deputetë të pavaksinuar. Janë ndarë 4 nga opozita dhe 4 nga mazhoranca dhe arsyet që pse ende nuk janë vaksinuar janë sepse sapo kanë kaluar COVID-19 dhe po presin atë afatin kohor siç e kërkojnë edhe mjekët, për të kryer procesin e vaksinimit. Por, ndërkohë, ata paraqesin testin në çdo pjesëmarrje në aktivitetin e parlamentit”, tha Nikolla.

Të fundit