Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kuvendi i ndërpret rrogën Ahmetajt, por do të vijojë të jetë deputet

Kuvendi i ndërpret rrogën Ahmetajt, por do të vijojë të

Ish-zëvendës kryeminstri, Arben Ahmetaj vijon të mbetet në arrati edhe pse ndaj tij rëndojnë tre akuza: “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive",  “Korrupsionit pasiv", “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Mëgjithatë Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur vetëm të ndërpresë marrëdhëniet financiare me Ahmetajn, duke i ndërprerë pagesën që ai merr si deputet i tij. Por, pavarësisht heqjes së pagës, Ahmetaj mbetet deputet përfaqësues i shqiptarëve në Kuvend.

Ahmetaj nuk përfiton rrogën mujore të deputetit dhe asnjë tjetër përfitim financiar, siç janë dietat, shtesa e rrogës për pjesëmarrje në komisionet parlamentare, rimbursim i karburantit dhe telefonit.

Vendimi ka hyrë në fuqi që prej datës 14 Korrik, ditë kur Kuvendi votoi dhënien e lejes Prokurorisë Speciale për të arrestuar ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj, nën akuzën për korrupsion në çështjen e inceneratorëve.

 

 

Të fundit