Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kuvendi i Shqipërisë po ‘zien’, Rama s’çan kokë, i jep mend Kosovës për dhunën ndaj Kurtit

Kuvendi i Shqipërisë po ‘zien’, Rama s’çan

Teksa Kuvendi i Shqipërisë po zien nga debatet dhe kërkesa e opozitës, që kryeministri i vendit të shkojë në kuvend dhe të japë një shpjegim për dosjen e Ahmetajt, Rama ka zgjedhur ti japë mend kuvendit të Kosovës dhe mos të reagojë për ndodhitë në vendin tonë.

Rama ka reaguar pas përplasjes fizike në Kuvendin e Kosovës gjatë fjalës së kreut të qeverisë, Albin Kurti.

Rama shprehet se të mos jesh dakord me kryeministrin është demokratike por të shprehësh në këtë formë i bën dëm Kosovës më shumë se çdo qëndrim politik.

Ai shton se uron që opozita të distancohet nga kjo sjellje e turpshme dhe t’i shërbejë Kosovës me forcën e shembullit, jo me shembullin e forcës!

“Të mos jesh dakord me kryeministrin është demokratike, ta shprehësh kështu kundërshtinë është të njollosësh veten, zgjedhësit e tu dhe krejt shtetin me një turp që sot i bën dëm Kosovës edhe ndërkombëtarisht, më shumë se sa çfarëdo qëndrimi politik që po ia kundërshton kryeministrit!

Imagjinojini si ndjehen aleatët dhe miqtë e pazëvendësueshëm të Kosovës e të shqiptarëve, kur shohin se si kapen për fyti shqiptarët, aty ku duhet të luftohet me ide e me fjalë, jo me sharje e me grushta! Uroj shumë që opozita të distancohet nga kjo sjellje e turpshme dhe t’i shërbejë Kosovës me forcën e shembullit, jo me shembullin e forcës!”, ka thënë Rama.

 

Të fundit