Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Kuvendi miraton kërkesën e PS, 83 vota pro ngritjes së Komisionit të Posaçëm për hetimin e raportit të Dick Marty
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ngritjen e Komisionit të Posaçëm Hetimor, që do të hetojë raportin e Dick Marty-t.
Me 83 vota pro, 10 kundër dhe 10 të tjerë abstenim Kuvendi ka miratuar komisionin e propozuar nga kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, dhe firmosur nga 18 deputetë të mazhorancës.
Sipas mazhorancës, Komisioni i Posaçëm Parlamentar do të hetojë rolin e politikanëve apo partive politike shqiptare në raportin e Dick Marty, dhe pas hetimeve afati 3 mujore nxirret një raport përmbledhës dhe informues i cili do t’i prezantohet Kuvendit.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, numri dy i socialistëve, Taulant Balla, ka ritheksuar se Komisioni nuk ka për qëllim hetimin e Bashës, por përmbledhjen e dokumentimit mbi luftën e UÇK-së, në dobi të imazhit të Shqipërisë, për të sqaruar që nuk ka patur krime lufte.
"Ky komision është për t'u verifikuar çfarë është bërë, ka pasur një përpjekje për ta lidhur me përfshirjen e Bashës. Nuk ka të bëjë fare, nuk do ishte aspak e vërtetë një gjë e tillë. Ajo që ne synojmë të bëjmë është që dokumentacioni që ekziston në Shqipëri të përmblidhet.
Do ishte humbje kohe të hetosh Lulin, e ka vënë vulën e turpit në këtë çështje, i takon demokratëve që t'i kërkojnë se ca roli ka pasur ai. Unë jam munduar që ta bëjë publike rolin e tij, por nuk ka të bëjë me këtë çështje.
E vetmja që gjë nuk më shkon në mendje është të bëjë politik me interesin kombëtar, sqarimi në një raport gjithëpërfshirësh është në dobi të imazhit të Shqipërisë dhe përmes instrumenteve që të sqarojnë Asamblenë e Këshillit të Europës, që nuk ka pasur krime lufte dhe krime njerëzimi në Shqipëri, shqiptarë e Kosovës kanë ardhur këtu në si emigrantë, nëse ka pasur krim ka qenë genocidi serb në Kosovë, kjo është e vërteta ajo që ka ndodhur dhe është detyra jonë që t'i sqarojmë", tha Balla në Kuvend.