
Flash News
Fitorja e Faktoje.al, triumf i medias dhe gjykatave
641 raste të reja nga Covid-19 në Shqipëri, ulet numri i viktimave në 24 orët e fundit
Projekti Vlorë-Orikum, Meta letër ministres Denaj: Zhblloko fondet e investimeve
Denoncimi në komisariatin e Kamzës: Një vajzë merret me dhunë në makinë
Skandali me fondet për fëmijët, dorëhiqet qeveria holandeze
Raporti i Dick Marty-t, PS dorëzon në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, ka dorëzuar në Kuvend një kërkesë për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për hetimin dhe pretendimet në raportin e Dick Marty mbi luftën në Kosovë.
Kërkesa e firmosur nga 18 deputetë të parlamentit shqiptar bëhet me qëllim krijimin e një Komisioni për hetimin e rolit të politikanëve apo partive politike shqiptare në raportin e Dick Marty.
Sipas mazhorancës Komisioni i Posaçëm do të hartoj një raport përmbledhës dhe informues brenda një afati 3 mujor për t’ia prezantuar Kuvendit.
“Komisioni i Posaçëm i Kuvendit duhet të hartojë një raport të detajuar përmbledhës dhe informues për të gjitha këto çështje dhe t’ia prezantojë Kuvendit të Shqipërisë brenda një afati tre mujor. Komisionit duhet t’i vihet në dispozicion dokumentacioni i plotë që disponojnë institucionet publike, sipas legjislacionit në fuqi lidhur me dokumentacionin zyrtar dhe atë të klasifikuar”,thuhet në kërkesën e PS dorëzuar Kuvendit.
Kujtojmë se, ditë më parë Rama akuzonte Bashën, se kishte qenë “përkthyes” i shqiptarëve të marrë në pyetje për këtë çështje, duke e cilësuar atë edhe si “kujdestar i dosjes së Shtëpisë së Verdhë”.
Ndërkaq, prej gati dy javësh në politikën shqiptare është ngritur debati se pse qeveria Berisha-Meta votuan pro raportit të Dick Marty në Këshillin e Europës, çështje kjo e cila është mohuar nga opozita.
Demokratët sqaruan se nuk kanë votuar kurrë raportin e Dick Marty, por një rezolutë që kërkonte hetim për çështjet e ngritura në atë raport që e inkriminonin UÇK.
Po ashtu, nga ana tjetër faktorë të shumtë mbarëshqiptarë i kanë bërë kërkesë parlamentit për miratimin e një rezolute që përkrah luftën e UÇK, si dhe dënon zyrtarisht gjenocidin e njohur botërisht nga Serbia mbi shqiptarët.
Ditari politik









Të fundit

Fitorja e Faktoje.al, triumf i medias dhe gjykatave
15 Janar 2021, 17:39
Covid-i ndikoi në distancimin e Meghan Markle e Princit Harry me familjen mbretërore
15 Janar 2021, 17:38




Projekti Vlorë-Orikum, Meta letër ministres Denaj: Zhblloko fondet e investimeve
15 Janar 2021, 16:48

Denoncimi në komisariatin e Kamzës: Një vajzë merret me dhunë në makinë
15 Janar 2021, 16:24

11 trendet e modës për vitin 2021 që në fakt i keni në dollapin tuaj
15 Janar 2021, 16:07
Në 5-vjetorin e humbjes së bashkëshortit, Celine Dion e përkujton me fjalët prekëse
15 Janar 2021, 15:47
Arsyeja e fortë që Arana Osmani nuk ka postuar foto gjatë shtatzënisë
15 Janar 2021, 15:29
Kris Jenner hedh në gjyq vajzën që "shpiku" tradhtinë e Kanye West me Jeffree Star
15 Janar 2021, 15:01

Skandali me fondet për fëmijët, dorëhiqet qeveria holandeze
15 Janar 2021, 14:52
I humbur prej ditësh, i moshuari gjendet i pajetë në ujërat e liqenit Fierzës
15 Janar 2021, 14:45