Flash News

Ditari i Maxhorancës

'Kuvendi të presë 'Venecian”, Rama i përgjigjet Varhelyi: Parlamenti do rishprehet pa humbur asnjë ditë! Meta s'merr dot peng asnjë veç Presidencës

'Kuvendi të presë 'Venecian”, Rama i përgjigjet
Foto Ilustruese; Kryeministri Rama

“Parlamenti do rishprehet pa humbur asnjë ditë!” kështu është shprehru kryeministri Rama në një koment referuar deklaratës së komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, pasi ai i kërkoi “Kuvendit të presë dhe marrë në konsideratë opinionin e Komisionit të Venecias”.

Përmes një mesazhi në Twitter, theksoi se “mendimi i ‘Venecias’ është i mirëseardhur, por koha për këto zgjedhje s’pret asnjë ditë jashtë procedurave”.

“Ky President i angazhuar si një ekstremist kundër Parlamentit dhe Qeverisë Shqiptare, s’merr dot peng askënd dhe asgjë përveç”, ka përmbyllur reagimin e tij kryeministri Rama.

 “Mendimi i Venecias është gjithnjë i mirëseardhur, por për një ligj të votuar dhe të refuzuar nga Presidenti, procedura është e qartë: Refuzimi i Presidentit pranohet ose rrëzohet nga parlamenti! PARLAMENTI DO TË RISHPREHET PA HUMBUR ASNJË DITË! Ky President i angazhuar si një ekstremist kundër Parlamentit dhe Qeverisë Shqiptare, s’merr dot peng askënd dhe asgjë përveç institucionit që fatkeqësisht ka marrë peng! Opinioni i Venecias mirë se të vijë kur të vijë, por koha për këto zgjedhje s’pret asnjë ditë jashtë procedurave”, shprehet Rama.

Të fundit