Flash News

E-TJERA

Kodi Zgjedhor në ‘Venecia’, Varhelyi: Besoj që Komisioni do japë këshilla të shpejta; Kuvendi të presë opinionin

Kodi Zgjedhor në ‘Venecia’, Varhelyi: Besoj që Komisioni
Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ka reaguar pas vendimit të Presidentit Meta për të dërguar për opinion në Komisionin e Venecias ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Përmes një postimi në “Twitter”, Varhelyi shprehet se Komisioni i Venecias do të sigurojë këshilla të shpejta për palët rreth Kodit dhe se parlamenti duhet të marrë në konsideratë pritjen për të rivotuar.

“Kodi Zgjedhor i Shqipërisë: Unë besoj se Komisioni i Venecias do të sigurojë këshilla të shpejta për palët e interesuara shqiptare mbi zbatimin e Ndryshimeve Kushtetuese të 30 korrikut. Parlamenti duhet të marrë në konsideratë pritjen e rivotimit për të marrë parasysh këtë këshillë. Duke pritur për zgjedhje të lira dhe të ndershme në prill 2021”, shkruan Varhelyi.

Të fundit