Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kuvendi ‘zien’ nga debatet, Rama shfaqet në Jug me Ballukun

Kuvendi ‘zien’ nga debatet, Rama shfaqet në Jug me Ballukun

Ndërsa seanca në Kuvend zhvillohet prej mëngjesit mes debatesh për inceneratorët, kryeministri Edi Rama nuk duket askund.

Opozita kërkon prezencën e tij në sallën e Kuvendit, me të cilin kanë kërkuar edhe një interpelancë.

Megjithatë, Rama duket se po e kalon ‘me një mendje të lehtë’.

Rama ka inspektuar sot punimet në akset e reja Orikum-Dukat dhe Palasë-Dhërmi. I shoqëruar nga zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, Rama ka parë nga afër rrugët e hapura përkohësisht, për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve, në këtë periudhë fluksesh të larta të lëvizjes së automjeteve. 

Të fundit