Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Ky i gjati të lëshon”, Rama të tijëve : S'mbaj askënd që ha pas shpine, në Sharrë shkoni siç dilja unë dikur në plazh

“Ky i gjati të lëshon”, Rama të tijëve :

Kryeministri Edi Rama është ndalur te zërat se ‘i gjati’ nuk i mbron të vetët kur përfliten për shkelje të ndryshme.

Duke folur në Kongresin e PS, Rama tha se nuk i mbron ata që ‘u merr koka erë’.

Thonë ky i gjati nuk mban. Unë nuk lëshoj askënd që bëhet shënjestër për punët e përbashkëta, i vë gjoksin, fytyrën dhe zërin në dispozicion dhe i dal unë përpara baltës që hidhet drejt kujtdo që është pjesëtar në këtë familje.

. Unë jo vetëm që nuk mbaj. Borxhin nuk ja kam askujt kur i merr koka erë, por ja kam kësaj familje dhe familjes sime. Si mund ti mbroj unë ata që më vënë para ca të vegjëlve që më kërkojnë llogari. Nuk mbaj askënd që ha pas shpine zgjedhësit dhe Partinë Socialiste”,  tha Rama.

Rama ka bërë batuta, për ata që duan të jenë deputet, ministra dhe duhet të kenë pasuri.  

“Në botën tjetër nuk punojnë kartat e kreditit.  Në Sharrë më mirë përgatituni që të shkoni siç dilja unë dikur në plazh se asgjë nuk ju dallon nga ata tjerët atje, dhe kostumin lëruani djemve se me burrat e kam”, tha Rama.

 

 

Të fundit