Flash News

Ditari i Maxhorancës

La në qeveri dy të besuarit e saj, Balluku mesazh Ramës pas shkarkimit: Kam ndjekur shembullin tënd

La në qeveri dy të besuarit e saj, Balluku mesazh Ramës pas

Ish-zëvendëskryeministrja dhe ish-ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka folur publikisht pak ditë pas shkarkimit nga detyra.

Ndër të tjera, ajo u ndal edhe te një mesazh për kryeministrin Edi Rama, për të cilin tha se e ka frymëzuar gjatë viteve të bashkëpunimit dhe se ka ndjekur shembullin e tij në praktikat e punës së saj. 

"Dua të falenderoj kryeministrin Rama, për besimin dhe mundësinë që më ka dhënë në këto vite, por mbi të gjitha për shembullin që ka krijuar me mënyrën e tij të lidershipit. 

Ka qenë e lehtë për të gjithë ne të cilët kemi qenë pjesë e ekipit të tij në fillimet e vitit 2000 që të ndjelim shembullin e tij se si frymëzohen njerëzit që punojnë me ty, se si u jep besim dhe ata ta kthejnë në rezultate.

Jam munduar të ndjek shembullin e tij me ju dhe është shkolla më e mirë nga e cila kanë dalë drejtues të aftë, udhëheqës politikë frymëzues dhe njerëz që e duan vendin", deklaroi Balluku ndër të tjera. 

Kujtojmë se Balluku u shkarkua bashkë me dy ministra të tjerë, ndërsa dy nga emërimet rezultojnë të kenqe qenë vartësit e saj.

Enea Karakaçi u emërua si ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, i cili ka shërbyer si jurist dhe drejtor në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikës, si dhe si administrator i Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), si dhe  Ermal Nufi, ministër i Mbrojtjes, i cili deri dje mbante pozicionin e Drejtorit të Kabinetit të Zv/Kryeministres Balluku.

 

Të fundit