Flash News

Ditari i Maxhorancës

LaCivita komenton foton e Ramës me Alex Soros: Kukulla dhe mjeshtri i kukullës

LaCivita komenton foton e Ramës me Alex Soros: Kukulla dhe mjeshtri i

Bashkëdrejtuesi i fushatës elektorale të Donald Trump dhe aktualisht drejtues i fushatës zgjedhore të Partisë Demokratike (PD), Joseph LaCivita, ka komentuar sot foton e postuar nga Alex Soros, djali i miliarderit George Soros, ku ai shfaqet me kryeministrin Edi Rama. LaCivita ka shpërndarë foton në llogarinë e tij në "X", duke e shoqëruar me mbishkrimin "Kukulla dhe mjeshtri i kukullës".

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur kryeministri Rama ka fshirë çdo foto me Alex Sorosin nga rrjetet e tij sociale. Ndërkohë, Alex Soros ka rikthyer foton me Ramën në rrjetet sociale, duke shpërndarë një postim ku shkruan se e ka bërë këtë "pas kërkesës së popullit".

LaCivita, i cili është angazhuar aktivisht në fushatën zgjedhore të PD-së, ka theksuar gjatë prezantimit të tij si drejtues i fushatës se kryedemokrati Sali Berisha do të fitojë zgjedhjet dhe se Edi Rama është një "kukull" e Xhorxh Soros. Ky koment ka ngritur shumë pikëpyetje dhe ka bërë jehonë në debatin publik për lidhjet ndërkombëtare dhe ndikimin e grupeve të fuqishme në politikën shqiptare.

Alex Soros, i cili ka një angazhim të gjatë në çështje globale dhe është udhëheqës i Fondacionit për Shoqëri të Hapur, shpesh ka postuar foto dhe ka marrë pjesë në takime të ndryshme për çështje ndërkombëtare. Djali i miliarderit George Soros ka marrë kontrollin e pasurive të babait të tij, duke përfshirë kompaninë e tij me vlerë 25 miliardë dollarë dhe Fondacionin për Shoqëri të Hapur, i cili operon në më shumë se 120 vende të botës.

 

Të fundit