Flash News

Ditari i Maxhorancës

Lamallari shmang komentet për Irena Gjokën: Nuk është detyra jonë të komentojmë

Lamallari shmang komentet për Irena Gjokën: Nuk është detyra

Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk pranoi nisjen e verifikimit për Irena Gjokën, dhe ia kaloi çështjen ILD-së.

I pyetur gjatë një konference për shtyp se cili është qëndrimi i tij për këtë rast, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, shmangu komentet, duke u distancuar nga çdo përgjegjësi institucionale për çështjet konkrete që përfshijnë sistemin e drejtësisë.

“Nuk është detyra jonë të komentojmë raste konkrete apo hetime nga ILD apo KLGJ. Sa i përket garantimit të kryerjes së detyrë sipas përcaktimeve ligjore dhe duke marrë në konsideratë ankesat nga qytetarët drejtuar ministrisë për pretendime me zgjatje të afateve deri në pafundësi të zbardhjeve të vendimeve gjyqësore, nuk kam hezituar për çdo rast, për t’i çuar në ILD , kemi bërë publike rastet”, tha Lamallari.

 

Të fundit