Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Lamë pas Gjermaninë”, Rama: Luiza Gega i dha Shqipërisë letra të reja fisnikërie

“Lamë pas Gjermaninë”, Rama: Luiza Gega i dha

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat në ceremoninë e nderimit për kampionen Luiza Gega në kryeministri.

Sipas Ramës, Gega e cila u shpall kampione e Evropës në atletikë, i dha letra të reja fisnikërie Shqipërisë. Sipas Ramës, Gega mundi një konkurrente gjermane, duke bërë që Shqipëria si rrallë herë të lejë pas Gjermaninë.

“Luiza është një përpjekje për të thënë faleminderit, jo doemos me fjalët e nevojshme. Kjo arritje të lë pa fjalë. 

Katër fjalë të kthyera në një mënyrë të jetuari, Luiza i ka dhënë Shqipërisë letra të reja fisnikërie. Kur flasim dhe mendojmë se cfarë i dhuroi Luiza Shqipërisë, imazhin e një vendi që ia del, që ia del me kokën lart mes të gjithë të tjerëve.

Më vjen mirë që rastësia e deshi që sot unë të prezantohesha edhe me ambasadoren e re të BE në Shqipëri, të cilës i kërkova të qëndrojë për të kementuar një kampione europiane që mundi një gjermane. Nuk na ndodh shpesh që të lëmë pas Gjermanisë. Para ca kohësh dikush thotë jemi të dytët pas Gjermanisë. Por sot në këtë sallë, Gjermania është e dyta pas Shqipërisë”, u shpreh Rama.

Të fundit