Flash News

Ditari i Maxhorancës

Largimi i Najada Çomos nga Kuvendi, kjo është ish-ministrja që e zëvendëson

Largimi i Najada Çomos nga Kuvendi, kjo është ish-ministrja

Dorëzimi i mandatit të deputetes nga mjekja e njohur Najada Çomo i hap rrugë një tjetër emri për të hyrë në parlamentin e ri në shtator.

Lajmin për dorëzimin e mandatit të Çomos e dha sot kryeministri Edi Rama, sipas të cilit shkak është bërë fluksi i punës në spitalin Infektiv për shkak të rritjes së rasteve nga prania e variantit Delta.

Sipas Kodit Zgjedhor, dhe na bazë të renditjes së listës së PS për qarkun e Tiranës, ku Çomo kishte siguruar mandatin e deputetes në zgjedhjet e 25 prillit, në vend të saj do të hyjë ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Sipas këtij kodi, me largimin e një deputeteje grua nga Kuvendin, vendin e saj e zë një tjetër grua me numrin më të madh të votave të grumbulluara.

Largimi i Najada Çomos nga Kuvendi, kjo është ish-ministrja

Kështu, Kodheli u rendit e 21-ta në listën e PS për Tiranën. Ajo nuk fitoi mandatin as me vota preferencale, ku arriti të grumbullojë 5597 vota.

Megjithatë, në prag të rinisjes së legjislaturës së re në shtator, Kodheli rikthehet sërish në Kuvend.

Të fundit