Flash News

Ditari i Maxhorancës

Largimi i profesionistëve, Kushi: Truri ikën, por edhe kthehet

Largimi i profesionistëve, Kushi: Truri ikën, por edhe kthehet

Samiti i “Ballkanit të Hapur” është mbajtur sot në Ohër të Maqedonisë. Përpos liderëve të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, të pranishëm janë edhe ministrat e qeverive përkatëse të tre vendeve.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, në një prononcim për RTV Ora teksa i është referuar largimit të profesionistëve që ndryshe konsiderohen “truri” i Shqipërisë. Kushi është shprehur se me marrëveshjet e nismës së “Ballkanit të Hapur”, truri largohet, por edhe kthehet.

Sipas Kushit, një profesor nga Serbia apo RMV-ja mund të vijë në Shqipëri për të dhënë një cikël leksionesh.

“Kjo marrëveshje do të shmangë procedurat dhe burokracitë. Ne kemi respektuar legjislacionin në vendin tonë. Truri mund të ikë, por edhe të kthehet. Qëllimi i Ballkanit të Hapur ky është që të mos ketë kufij dhe të ketë lëvizje. Ne synojmë që universitet shqiptare të bashkëpunojnë me universitetet evropiane dhe botërore me programe të përbashkëta dhe diploma të dyfishta. Kjo nuk do të nxisë konkurrencë, por bashkëpunimin. Një profesor qoftë nga Serbia apo Maqedonia mund të japë një cikël leksioni ose lënde në Shqipërisë. Deri më sot këto procedura ishin shumë të gjata dhe nuk ndodhnin. Të dyja palët do të jenë për bashkëpunim. Pra, përfitimi do të jetë shumë i madh”, ka thënë Kushi.

 

Të fundit