Flash News

Ditari i Maxhorancës

Largohet Rama, Balluku ‘ngujohet’ brenda Kryeministrisë

Largohet Rama, Balluku ‘ngujohet’ brenda Kryeministrisë

Rreth një orë pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, kryeministri Edi Rama ka lënë Kryeministrinë.

Rama është parë teksa ka dalë nga ambientet e Kryeministrisë, i është drejtuar mjetit dhe më pas është larguar. Ndërkohë, Belinda Balluku ndodhet ende brenda Kryeministrisë.

Ministrat e tjerë u larguan fill pas mbledhjes, ndërsa dyshja Rama-Balluku vijuan të qëndronin, deri në largimin e kryeministrit.

Mbledhja e qeverisë u bë një orë para se Këshilli i Mandateve të mblidhej për të diskutuar mbi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut.

Të fundit