Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Latif nga Amerika”, Rama sulmon Chris LaCivita-n, pasi e quajti 'mi'

“Latif nga Amerika”, Rama sulmon Chris LaCivita-n, pasi e quajti

Chris LaCivita, drejtuesi i fushatës elektorale të PD, e quajti Ramën një “mi”. Kjo erdhi si një kundërpërgjigje pasi kreu i PS kishte nisur prej kohësh një fushatë denigruese ndaj opozitës.

Pas komentit të amerikanit, Rama sot nga çelja e fushatës së PS, sulmoi dyshen Berisha-LaCivita e konkretisht këtë të fundit.

Kreu i socialistëve e ka quajtur “latif” nga Amerika, duke thënë se po vjen për të mbrojtur Berishën.

“Bufi ka sjellë edhe një latif nga Amerika, latifi për të gjithë ne që jemi rritur në lagjet e Tiranës të kujton atë të fortin e lagjes që qullësi poshtë pallatiti e thërret hajde se do të më rrahin, kishte publikuar dje një video një buf që ha një mi dhe kishte ngritur pyetjen kush është miu, të gjesh budallenj që të paguajnë gjithë ato para për të duartrokitur ia fut në atë farë feje është vërtet të kesh lindur me këmishë. Duke nisur nga Luli që harroi që ishte mi dhe u soll si ari dhe deri tek ai i shkreti nga Kavaja, fituesi i primareve të Tiranës që besoi si njeriu tek bufi dhe ai e kullufiti sikur të ishte një mi. Kjo është historia e kënetës, historia jonë është një tjetër”, deklaroi Rama.

Të fundit