Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Le Iene” në Shqipëri: Kampi në Gjadër bosh, qeveria italiane humb miliona euro

“Le Iene” në Shqipëri: Kampi në Gjadër bosh,

Media investigative italiane Le Iene ka vizituar kampin e ngritur në Gjadër për të strehuar emigrantët e kapur e vendeve të treta që do të presin për të fituar azilin në Itali.

Në reportazh, Le Iene denoncon një kontradiktë të madhe: ndërsa Italia shpenzon qindra milionë euro për të larguar emigrantët, ekonomia italiane po vuan nga mungesa e fuqisë punëtore. Sipas Confindustria-s, në pesë vitet e ardhshme do të mungojnë 1.3 milionë punëtorë.

Ne kemi ardhur për punë, por kur nuk punojmë, ka më shumë njerëz. Po, ka shumë njerëz. Por nuk ka askënd, sepse janë kthyer në Itali. Marrëveshja nuk shkoi mirë. Humbje parash. Vjen çdo ditë në sallon. Për ne është falas. Nuk paguajmë ne. Paguajnë shteti italian dhe Bashkimi Evropian. Para që ndoshta mund të ishin shpenzuar më mirë,” thuhet në dëshmitë nga terreni për median italiane.

Investigimi ngre pikëpyetje  mbi efikasitetin e marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë.

Pse qeveria italiane vijon të largojë emigrantët kur vendi ka nevojë për punëtorë? Kjo është pyetja që mbetet ende pa përgjigje”, theksohet në reportazh.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Le Iene (@redazioneiene)

Të fundit