Flash News

Ditari i Maxhorancës

Lehtësohen kufizimet anti-Covid në burgje/ Do të lejohen takimet me familjarët, kur hyjnë në fuqi masat e reja

Lehtësohen kufizimet anti-Covid në burgje/ Do të lejohen takimet
Etilda Gjonaj

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka mbledhur sot drejtorët e burgjeve, ku iu ka bërë me dije masat e reja anti-Covid në institucionet e vuajtjes së dënimit.

Ajo ka thënë se vendimi është marrë mbi praktikat europiane. Sipas Gjonajt, pavarësisht lehtësimit të masave, situata do mbetet nën monitorim. Ministrja bëri me dije se lehtësimi i kufizimeve në burgje parashikon rinisjen e takimeve më familjarët, dhënien e lejeve të veçanta dhe rifillimin e aktiviteteve sociale e kulturore

Masat e reja do të hyjnë në fuqi nga 14 qershori. Takimet do të realizohen duke respektuar protokollet. Të burgosurit do të takojnë familjarët 1 herë në muaj, ndërsa të miturit që vuajnë dënimin 4 herë.

Familjarët duhet të paraqesin dokumentin e testit negativ apo vaksinimit. Gjithashtu do vijojë të praktikohet takimi virtual. Ndërkohë masat e tjera do të vijojnë të jenë në fuqi.

Prej më shumë se një viti personat që vuajnë dënimin nuk janë takuar me familjarët e tyre për shkak të koronavirusit. Kufizimet në kuadër të pandemisë kanë prekur edhe aktivitetin që ata zhvillojnë në burgje.

Të fundit