Flash News

Ditari i Maxhorancës

Leje qëndrimi me të dhëna biometrike për të huajt në Shqipëri, Çuçi: 30 ditë kohë për të aplikuar

Leje qëndrimi me të dhëna biometrike për të huajt

Shtetasit e huaj që kanë një leje qëndrimi në Shqipëri do të pajisen me karta elektronike me të dhëna biometrike, ndryshe nga dokumenti që posedojnë deri tani në formatin A4.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ishte në një nga zyrat e aplikimit në Tiranë, për tu njohur me procesin që vjen në kuadër të dixhitalizimit të shërbimeve që ofron Gjendja Civile. Çuçi tha se karta em të cilën do të pajisen iu jep mundësi të përfitojnë edhe nga shërbimet qeveritare përmes portalit e-Albania.

“Besoj se rreth 20 mijë shtetasit e huaj që janë me leje qëndrimi në Shqipëri, do kenë tashmë një mundësi shumë të mirë për të lehtësuar marrjen e shërbimeve në shtetin shqiptar. Është një kartë që unë do ta quaja shumë moderne, sepse për sa i takon veçorive dhe informacionit që ka, është e njëjta me atë që kanë shtetasit shqiptarë, si kartë elektronike. Pasja e këtij dokumenti të ri është një element më shumë për t’u ndier shqiptarë, ashtu siç besoj se janë ndier deri tani, pavarësisht se kanë pasur si leje qëndrimi vetëm dokumentin e thjeshtë format A4”, u shpreh ministri Çuçi.

Çuçi shtoi se të gjithë shtetasit e huaj që duan të jetojnë dhe të punojnë në Shqipëri kanë vetëm 30 ditë kohë afat për tu paraqitur në zyrat e kompanisë "Aleat" për të aplikuar për kartën biometrike.

“Të gjithë të huajt që duan të jetojnë dhe punojnë në Shqipëri tashmë regjistrohen vetëm njëherë në drejtoritë e Kufirit dhe Migracionit të Policisë së Shtetit dhe pastaj çdo gjë bëhet elektronikisht, duke mundësuar më së fundi komunikimin e regjistrave: regjistrit “FER”, që është regjistri i të huajve që janë me leje qëndrimi në Shqipëri dhe që administrohet nga drejtoria e Kufirit me regjistrin e Gjendjes Civile”, tha Çuçi.

 

Të fundit