Flash News

Ditari i Maxhorancës

Lejoi ndërtimin e një rruge pa leje dhe shkaktoi 234 mln lekë dëme, burg ish-kryebashkiakut

Lejoi ndërtimin e një rruge pa leje dhe shkaktoi 234 mln lekë

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar la në fuqi dënimin me burg për ish-kryetarin e Bashkisë së Fushë Arrëz, Fran Tuci, i cili akuzohet se lejoi ndërtimin e një rruge pa leje.

1 vit e 6 muaj burgim për Fran Tucin që përfiton uljen me 1/3 për shkak se pranoi gjykimin e shkurtuar. Ish-kryetari socialist i Bashkisë së Fushë-Arrëzit, Fran Tuci u arrestua në muajin korrik të vitit të kaluar.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi atëherë se kallëzimi për Tucin ishte depozituar nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, që kishte gjetur se ish kryebashkiaku kishte lejuar ndërtimin e një rruge të re që ka shkatërruar një fond pyjor me vlerë 234 milion lekë.

Sipas SPAK, në kundërshtim me të gjithë kuadrin ligjor në fuqi, ishte hapur një segment i ri rrugor me gjatësi rreth 1.8 km dhe gjerësi rreth 5 m, që ka cenuar një sipërfaqe të konsiderueshme të fondit pyjor në pronësi të Bashkisë Fushë Arrëz, si edhe ka dëmtuar rëndë terrenin që i përket këtij fondi pyjor.

Të fundit