Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Leli nuk ka më vend, duhet të kishte dhënë dorëheqjen", zbardhet fjala e Ramës para socialistëve në Vlorë

"Leli nuk ka më vend, duhet të kishte dhënë

Janë zbardhur disa detaje nga takimi i kryeministrit Edi Rama me socialistët e Vlorës. Rama iu ka thënë se kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli nuk ka më vend në parti.

Ai ka shuar zërat se nënkryetari Afrim Qendro do të marër vendine  Lelit, duke shtuar se ka e çuar në Vlorë për të kryer punët që kryebashkiaku nuk i bënte.

Kryeministri tha se Leli nuk ka bërë fushatë për PS dhe nuk ka dhënë ansjë kontribut.  Rama iu tha socialistëve të Vlorës se Leli duhet të kishte dhënë dorëheqjen.

"Leli ka një detyrë partiake dhe dezertoi. Ne si parti menduam që Leli të kandidonte si deputet, ai dezertoi në këtë betejë. Madje në krahasim me kandidatët në Dibër, Leli nuk bëri asnjë fushatë për PS, dhe dha zero kontribute.

Teorive të konspiracionit për emërimin e Afrimit si kryetar bashkie pas Lelit nuk qendrojnë dhe nuk kanë për të qëndruar asnjëherë. Afrimin e solla unë në Vlorë të bënte punët publike që nuk bënte Dritan Leli.

Nuk kam asgjë personale me Lelin. Këshilli bashkiak të bëjë detyrën për të siguruar llogaridhënien. Gjithçka në raport me Dritan Lelin, është institucionale dhe partiake, nuk kam asgjë personale. Ai dezertoi tha se nuk ka me punë me këtë familje politike.

Do të duhej të kishte dhënë dorëheqjen, nuk pranon në këtë formë, në do vijojmë betejën. Ai zgjodhi vetë rrugën e tij", ka thënë Rama.

Të fundit