Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Leri budallaqet, po jep llogari”/ Rama ‘debat’ me komentuesit: Qetësohu! 7x7 nuk bëjnë 42

“Leri budallaqet, po jep llogari”/ Rama ‘debat’ me

Kryeministri Edi Rama, sikurse në çdo postim, shfrytëzon mundësinë për t’iu përgjigjur disa prej komentuesve ne faqen e tij zyrtare në Facebook.

Teksa ka shpërndarë dje, lajmin për Certifikatën e Kontrollit Teknik të DPSHTRR e cila heq detyrimin e kontrollit teknik të automjeteve, komentuesit kanë kritikuar kryeministrin për taksat e rrogat e ulëta, si edhe për skandalin e fundit me rrjedhjen e rrogave të qytetarëve.

Pjesë nga komentet:

Komentues 1: Ky lajmi i mire është për të neutralizuar atë lajmin e keq për daljen e targave të 60 mijë qytetarëve shqiptarë nga DRPTSH-ja??!! Nuk ka ndonjë efekt të madh besoj.

Rama: Jo i dashur, ky lajm është rezultat i punës së bërë, s’kemi çfarë neutralizojmë hiç dhe dy gjërat s’kanë lidhje me njëra-tjetrën, ndërsa për efektin e këtij lajmi pyet ata qe shpëtojnë nga ky hall

Komentues 2: Gëzuar krishtlindjet, por që të gëzohen drejtuesit e mjeteve dhe gjithë populli rregullo rrugët, pastaj redukto taksat, se drejtuesit po i paguajnë taksat, dhe shërbimet 0, ti i ke parë dhe vetë rrugët në gjithë Shqipërinë si janë

Rama: I kam parë posi jo dhe janë shumë më mirë se sa ishin e do të bëhen shumë më mirë se sa janë, me punë e me durim jo me llafe, ndërkohë që për taksat, më ulët se i kemi çuar nuk ka më

Komentues 3: Po, po ia kursen në fakt se duhen të tërë ata parazitët që marrin rroga kot në kurrizin tonë!

Rama: Nuk e kuptova lidhjen, sepse rrogat për të cilat flet janë të sektorit privat, ndërsa shërbimet janë të shtetit

Komentues 4: Dyfishoji rrogat oligarkëve, bëjua dhe taksat 0 që të jesh në rregull

Rama: 7x7 nuk bëjnë 42 më beso

Komentues 5: Leni budalliqet po jep llogari për atë që u ke bërë shqiptarëve me të dhënat personale. Mburresh me një darkë miu për të hequr vëmendjen nga ngjarja.

Rama: Qetësohu dhe mendohu, sepse është shumë kuptimplotë kjo histori

“Leri budallaqet, po jep llogari”/ Rama ‘debat’ me “Leri budallaqet, po jep llogari”/ Rama ‘debat’ me “Leri budallaqet, po jep llogari”/ Rama ‘debat’ me “Leri budallaqet, po jep llogari”/ Rama ‘debat’ me

Të fundit