Flash News

Ditari i Maxhorancës

Letra për COVID-in, Rama sulmon Metën: Shih punën tënde, mos fut hundët tek ekspertët!

Letra për COVID-in, Rama sulmon Metën: Shih punën tënde, mos
Rama-Meta

Kryeministri Rama ka reaguar pas letrës së Presidentit Meta drejtuar personit të tij, Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, për rivlerësimin e masave pandemike.

Përmes një postimi në Twitter, Rama i kërkon Metës të zbatoj rregullin për vendosjen e maskës me detyrim, duke vendosur barrjerën mbrojtëse, dhe "të mos ndërhyjë në punët e ekspertëve".

"Mblidh partinë tënde që të mos bëjë thirrje histerike kundër maskës dhe shiko punën që ke (të Presidentit) sepse vetëm atë s’po bën prej kohësh!", shkruan ndër të tjera Rama.

"Ilir ti s’ke asnjë kompetencë të fusësh hundët në punët e ekspertëve për menaxhimin e situatës mjekësore! Si fillim mos dil vetë pa maskë nga shtëpia,mblidh edhe partinë tënde që të mos bëjë thirrje histerike kundër maskës dhe shiko punën që ke se vetëm atë s’po bën prej kohësh!

Ekspertët janë ata që vendosin për hapat që duhen ndërmarrë çdo ditë në bazë të strategjisë së vjeshtë-dimrit.Rritja e numrave është brenda parashikimeve dhe ne duhet të shmangim me çdo kusht një mbyllje të re, prandaj secili, ti i pari, duhet të zbatojë rregullat e thjeshta!

Ministrja e Shëndetësisë meriton përkrahje pa rezervë për punën e palodhur që po bën, siç e meritojnë ekspertët dhe padiskutim mjekët e infermierët që po shkëlqejnë prej muajsh në këtë luftë, ku e tërë bota po vuan nga të njëjtat probleme e dilema të mëdha vendim-marrëse!", shkruan Rama.

Të fundit