Flash News

Ditari i Maxhorancës

Lëvizja në BE, Rama i drejtohet Roth: Të mos ndahen njerëzit në bazë të vaksinave perëndimore e lindore

Lëvizja në BE, Rama i drejtohet Roth: Të mos ndahen njerëzit

Kryeministri Edi Rama ka ngritur si shqetësim lëvizjen e njerëzve në vendet e BE, duke u kategorizuar në bazë të vaksinimit nga kompani perëndimore apo lindore.

Në një konferencë të përbashkët me ministrin gjerman për Europën, Michael Roth, Rama tha se nuk ka arsye që të ndahen njerëzit në kategori kur bëhet fjalë për të drejtën e tyre të lëvizjes së lirë në bazë të rregullave.

“Do të ishte shumë më e rëndë sesa shtyrja e vendimit për miratimin e kornizës negociuese të konferencës së parë ndërqeveritare pamundësimi i qytetarëve të Ballkanit për të udhëtuar në Europë normalisht për shkak të ndarjes së tyre në dy kategori, kategoria e atyre që kanë bërë vaksinë perëndimore dhe kategoria e atyre që kanë bërë vaksinë lindore.

Uroj që ju dhe miqtë e tjerë të na ndihmoni që të përçojmë këtë mesazh, të mos ndahen njerëzit në kategori, kur bëhet fjalë për të drejtën elementare për lëvizjen e lirë.

Nuk ka arsye që të ndahen njerëzit në kategori kur bëhet fjalë për të drejtën e tyre të lëvizjes së lirë në bazë të rregullave”, u shpreh Rama.

 

Të fundit