Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
‘Lëvizje deri në nivel komisariatesh", Rama kritika drejtuesve të Policisë: Shpesh kapërceni rolin tuaj, SHÇBA të veprojë ndaj korrupsionit

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar paraditen e kësaj të enjteje një takim me drejtuesit e rinj të Policisë së Shtetit, në nivel qendror e vendor, pas ndryshimeve të bëra së fundmi, pas ngjarjeve kriminale në vend. Pjesë e takimit ka qenë dhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, si dhe zëvendësministrat e Brendshëm.
Gjatë fjalë së tij, Rama paralajmëroi lëvizje të tjera në Policinë e Shtetit, teksa tha se do të ketë lëvizje të mëtejshme në të gjithë piramidën e Policisë së Shtetit, deri në nivelin e komisariateve.
Kryeministri nuk i kurseu kritikat ndaj Policisë, duke iu kërkuar të jenë sa më të kujdesshëm në komunikim me qytetarët. Ai tha se Forcat "Shqiponja" dhe ato të Patrullës së Përgjithshme, shpesh e kapërcejnë rolin e tyre në raport me qytetarët.
“Së pari, dua t’i uroj punë të mbarë të gjithë drejtuesve të rinj të qarqeve dhe duke shpresuar që këto lëvizje, që do të shoqërohen me lëvizje të mëtejshme në të gjithë piramidën e Policisë së Shtetit, deri në nivelin e komisariateve, të vlejnë për një rienergjizim të domosdoshëm në një fazë të re, ku hyn reformimi dhe transformimi i mëtejshëm i Policisë së Shtetit.
Pa diskutim që Policia e Shtetit sot ka jo pak arsye për të qenë krenare lidhur me punën e saj, por nga ana tjetër, pikërisht pse Policia e Shtetit ka dhënë provën se në këtë vend mund të ketë një Polici Shtetit të standardeve evropiane, edhe pritshmëria, edhe pakënaqësia e qytetarëve, është në një nivel domethënës.
Pritshmëria lidhet me domosdoshmërinë që Policia e Shtetit të ecë më shpejt dhe të japë rezultate në çdo hap. Pakënaqësia shkon bashkë me pritshmërinë. Dua ta nis këtë renditje të problematikave pikërisht nga raporti i policisë së Shtetit me qytetarët, që është “A” dhe “Zh” e jetës së përditshme të Policisë së Shtetit. Është e pajustifikueshme që rastet e referuara të mungesës së etikës në komunikim me qytetarët, sidomos nga ana e forcave “Shqiponja” dhe Patrulla e Përgjithshme, të cilat shpesh e kapërcejnë edhe vetë rolin e tyre, të shënohen si raste të rritura. Rritja e rasteve të mungesës së etikës në komunikimin me qytetarët është shumë domethënëse për ta kuptuar situatën e përgjithshme psikologjike dhe nivelin e përgjithshëm të mobilizimit të forcave të policisë, që janë në kontaktin e vazhdueshëm me hallet, nevojat dhe ankesat e qytetarit.
Imazhi shumë pozitiv i ndërtuar dhe konsoliduar këto vite në sytë e qytetarëve, nuk mund në asnjë mënyrë të cenohet, e aq më pak të lëndohet, duke afektuar gjithë Policinë e Shtetit në optikën e opinionit publik. Ky është edhe prioriteti i prioriteteve për të gjithë drejtuesit e rinj të policive vendore, që shenjtërimin e uniformës dhe mbrojtjen e imazhit të Policisë së Shtetit duhet ta kenë dritë në syrin e tyre.", tha Rama.
Kryeministri i kërkoi ShÇBA-së të veprojë shumë më fort ndaj rasteve të korrupsionit, sidomos te strukturat e Policisë Rrugore. Ndër të tjera, Rama, u ndal te plagosja që ndodhi në një lokal të Sarandës, ku theksoi se përgjegjësia në këtë rast ishte e Policisë së Shtetit, e shtoi, se me ministrin Çuçi ka diskutuar që kupola drejtuese e qytetit bregdetar të vendoset nën hetim.
“Policia e Shtetit është e respektuar prej disa vitesh si një institucion me besueshmëri të lartë. Cënimet etike, si dhe lëndimet e imazhit të saj nga rishfaqja kohët e fundit e rasteve të korrupsionit të vogël, sidomos te strukturat e Policisë Rrugore janë të patolerueshme. Dua të theksoj rolin e SHÇBA-së dhe ta nxis publikisht që të veprojë shumë më fort ndaj këtyre rasteve. Ne e kemi rritur edhe në harmoni me pritshmërinë e qytetarëve rolin ndëshkues të policit rrugor ndaj shkeljeve në rrugë.
Është e papranueshme që kjo, të shërbejë si një mundësi e re për të ushtruar presion mbi drejtuesit e automjeteve për qëllimin e neveritshëm të përfitimit të ryshfetit, është e pajustifikueshme që me gjithë rritjen e forcës ndëshkuese të policit rrugor, falë ndryshimeve të fundit të Kodit Rrugor, qytetarët të mos ndijnë ndryshim thelbësor në disiplinën e qarkullimit rrugor. Vetë strukturat e Policisë së Shtetit dhe të SHÇBA-së, kanë konstatuar që problematikat e qytetarëve nuk trajtohen me përgjegjësinë e duhur dhe kohën e duhur.
Sot, ku ne jemi tanimë në sezon turistik, e numri i lartë i pushuesve është domethënës, të kemi policinë e qytetit përmes individësh të padenjë, që i shkojnë kundra detyrimit të të gjithëve bashkë, për t’i pritur e për t’i sajdisur pushuesit sipas traditës më të mirë shqiptare dhe standardeve më të mira të një vendi që po kërkon të bëhet kampione e turizmit në Ballkan.
Mungesë etike, komunikimi nga personeli policor janë shfaqje të neveritshme që duhen luftuar me zero tolerancë. Këtu dua të nënvizoj fort një fakt, që në vetvete është sfidues për ligjin, për shtetin, është sfidues për policinë e shtetit. Kush janë këta pronarë lokalesh në zonat bregdetare që në mënyrë të hapur shkelin ligjin, tejkalojnë orarin e orës policore, krijojnë abuzime degjeneruese deri në krisma dhe në plagosje në mes të një dynjaje të tërë që është mbledhur në lokal. Kush janë ata? Ata janë tutorët e policisë së shtetit në ato territore.
Ata janë korruptuesit e Policisë së Shtetit. Janë abuzuesit më të mëdhenj me policinë e shtetit që tërheqin prej hundësh shefa komisariatesh duke i kthyer në roje të akviteitit të tyre të paligjshëm. Rasti i Sarandës ishte alarmant, e kam ndarë këtë gjë me Ministrin e Brendshëm dhe ai rast duhet të dërgonte në hetim penal të gjithë drejtuesit atje”, tha Rama.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38