Flash News

Ditari i Maxhorancës

Lëvizje në qeveri/ Katër zëvendësministra të rinj, tre largohen nga detyra

Lëvizje në qeveri/ Katër zëvendësministra të rinj,

Qeveria ka miratuar një sërë ndryshimesh në përbërjen e saj, gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave.

 Me vendimet e reja, disa institucione kyçe kanë marrë zëvendësministra të rinj, ndërsa të tjerë janë liruar nga detyra.

Sipas njoftimit zyrtar, Vilma Premti është emëruar zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme, ndërsa Elona Hoxha do të mbajë detyrën e zëvendësministres së Drejtësisë.

Në kabinetin e Infrastrukturës dhe Energjisë është shtuar Besjan Kadiu, ndërsa në Bujqësi dhe Zhvillim Rural është emëruar Fatmir Guri.

Ndërkohë, nga detyra janë liruar:

Silda Çepe, zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme;

Ana Kapaj, zëvendësministre e Arsimit dhe Sportit;

Klajd Karameta, zëvendësministër i Drejtësisë.

Këto ndryshime vijnë si pjesë e riorganizimit të brendshëm të qeverisë.

Të fundit