Flash News

Ditari i Maxhorancës

Lëvizjet brenda PS/ Braçe ikën nga Fieri? Reagon socialisti: Jam i habitur!

Lëvizjet brenda PS/ Braçe ikën nga Fieri? Reagon socialisti:

Pas Pandeli Majkos, deputeti Erion Braçe pritet të jetë një tjetër socialist që mund të zhvendoset në një qark tjetër për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës.

Mediat pranë qeverisë kanë shkruar sot se ai nuk do të jetë më pjesë e ekipit elektoral për qarkun e Fierit, me arsyetimin se marrëdhëniet mes tij dhe drejtuesve partiakë në atë zonë nuk kanë qenë të qeta. 

Ndërkohë, në “Euronews Albania” deputeti socialist tha se nuk është në dijeni të një vendimmarrje të tillë. “Jam i habitur dhe nuk jam në dijeni të një vendimi”, mësohet se ka deklatruar shkurtimisht socialisti. 

Kujtojmë se pak muaj nga gara e 11 majit, kryesocialisti Edi Rama bëri disa ndryshime në angazhimin e socialistëve në terren.

Pas ardhjes së Pandeli Majkos, nga Kukësi në Tiranë, kjo është një tjetër lëvizje e pritshme e kryeministrit drejt qarkut më të rëndësishëm të vendit, Tiranë e cila në zgjedhjet e 2025 do të ketë 37 mandate. 

 

Të fundit