Flash News

Ditari i Maxhorancës

Lëvizjet e Ramës trazojnë PS, Spiropali bojkoton grupin socialist

Lëvizjet e Ramës trazojnë PS, Spiropali bojkoton grupin socialist

Tensionet brenda Partisë Socialiste duket se janë thelluar pas lëvizjeve të fundit politike në qeveri dhe në strukturat parlamentare.

Deputetja socialiste Elisa Spiropali ka vendosur të bojkotojë mbledhjen e grupit parlamentar të PS këtë të enjte, një veprim që po interpretohet si sinjal i qartë pakënaqësie ndaj vendimeve të kryeministrit dhe kryetarit të PS, Edi Rama.

Sipas burimeve nga brenda mazhorancës, vendimi i Spiropalit lidhet me faktin se ajo është lënë jashtë strukturave drejtuese si në qeveri, ashtu edhe në komisionet parlamentare. Rama jo vetëm që e shkarkoi nga posti i ministres, por vendosi gjithashtu që ajo të mos jetë më pjesë e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit.

Ky zhvillim është parë nga disa socialistë si një goditje politike për Spiropalin, ndërsa brenda partisë flitet për pakënaqësi në rritje lidhur me mënyrën se si janë ndarë postet pas riorganizimit të kabinetit qeveritar.

Në të njëjtën linjë me të, mbledhjen e ka bojkotuar edhe deputeti socialist Fatmir Xhafaj.

 

Të fundit