Flash News

Ditari i Maxhorancës

Liberalizimi i vizave për Kosovën, Rama: I ka përmbushur kriteret, e vetmja popullsi në rajon që nuk lëviz lirisht

Liberalizimi i vizave për Kosovën, Rama: I ka përmbushur

Kryeministri Edi Rama, i ftuar sot në edicionin e 23-të "Symi Sumposium" të organizuar në Athinë nga ish-kryeministri grek, George Papandreou, ka folur lidhur me bllokimin e liberalizimit të vizave me të cilin po ndeshet Kosova.

Në fjalën e tij, Rama theksoi se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret, por sërish është i vetmi vend në rajonin e Evropës në të cilin 2 milion qytetarë nuk mund të udhëtojnë lirisht në vendet e tjera të Perëndimit.

Ndërkohë kryeministri Rama shtoi se edhe vetë kancelarja gjermane Angela Merkel ka bërë thirrje të vazhdueshme për të realizuar demarkacionin dhe më pas procesi i liberalizimit do të ndodhë lirisht. E megjithatë sipas tij, Kosova vijon edhe sot të vuajë regjimin pa viza, me pretendimin se sipas BE duhet fillimisht të luftojë krimi dhe korrupsionin.

"Si është e mundur që sot Kosova nuk lëviz dot lirisht. Gjatë diktaturës ata nuk njiheshin si qytetarë të barabartë të ish-Jugosllavisë, por lëviznin lirisht.

Shkonin në Gjermani, në Zvicër për të punuar, tani ata janë çliruar nga demokracitë perëndimore, por nuk mund të lëvizin ndërkohë që BE ka vendosur regjim të liberalizimit të vizave me 100 milionë njerëz, në Gjeorgji e te tjerë. Kosova është e bllokuar me më pak se 2 milionë njerëz  që nuk lëvizin dot. Është e vetmja popullsi në Evropë që nuk mund të lëvizë dh kanë përmbushur të gjitha kriteret e BE.

Dhe pastaj doli kjo çështja e demarkacioneve me Malin e Zi. Dhe është thënë gjithmonë edhe nga Angela Merkel bëni demarkacionin dhe pastaj do të ndodhë. E bënë ndërkohë regjimi pa viza nuk u vendos dhe tani i thuhet lufto krimin dhe korrupsionin. Ndërkohë që krimi dhe korrupsioni është histori e pafund", ka shtuar kryeministri Rama.

Të fundit