Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Lidhjet me krimin"/ Nga 'RAI 3' te 'DerSpiegel', Rama 'i tërbuar' edhe me mediat e huaja

"Lidhjet me krimin"/ Nga 'RAI 3' te 'DerSpiegel',

Kryeministri Edi Rama ka vërtetuar disa herë se ka tentuar të intimidojë mediat ndërkombëtare, kur publikojnë artikuj dhe e akuzojnë atë për lidhjet me krimin. 

I tillë ishte rasti i fundit, i denoncuar nga media gjermane 'DerSpiegel', pas publikimit të një shkrimi që ka në fokus korrupsionin në qeverinë e tij apo lidhjet me krimin e organiziar. 

Sipas mediat gjermane, Rama ka telefonuar për të fshirë artikullin.

"I përballur me akuzat përkatëse nga SPIEGEL, kryeministri telefonon vonë në mbrëmje dhe përpiqet të ndikojë në raportim: Ai i percepton akuzat si të kota, ofenduese dhe dëmtuese të pamerituara për vendin e tij", thuhet në shkrim. 

 Telefonata në RAI 3

Ndërsa prej ditësh kryeministri Edi Rama dhe Qeveria e tij kishte zënë faqet e para të mediave italiane për lidhjet me krimin e organizuar, mafien dhe drogën, kryeministri zgjodhi të sulmojë mediat italiane.

Në prill të këtij viti, ishte La Repubblica që zbuloi një telefonatë “të tërbuar” të Ramës me drejtorin e RAI 3, e më pas reagimi i tij, që konfirmoi këtë komunikim, por sipas tij jo me tërbim, sjellje të cilën e rezervoi për të sulmuar publikisht mediat italiane që publikuan skandalet e qeverisë së tij, që sipas kryeministrit ka për qëllim armiqësinë ndaj sukseseve të qeverisë së tij.

Pas dokumentarit i cili zbuloi sekretet e marrëveshjes Rama Meloni për refugjatet, dhe gjithashtu tregoi lidhjet e vëllait te kryeministri Edi Rama, Olsi Ramës me trafikantë të drogës dhe rrezoi drejtësinë e re, prestigjiozja italiane La Repubblica, ka publikuar një tjetër lajm ku shkruante se kryeministri EdI Rama ka telefonuar drejtorin e RAI 3. 

E perditshmja italiane shkruante se sikur të mos mjaftonin problematikat e ditës në televizion, të hënën drejtori i RAI është detyruar të dëgjonte kryeministrin e tërbuar shqiptar në telefon.

Kujtojmë se reportazhi i RAI-t ka bërë shumë bujë në Itali dhe Shqipëri, pasi zbuloi se pakti mes Shqipërisë dhe Italisë është hartuar për interesa të errëta.

Pergjimet e BILD

Në muajin qershor 2019 Kryeministri Rama deklaroi se do të padiste gazetën Bild dhe gazetarin e saj, Peter Tiede, në Gjermani për botimin e përgjimeve që tregonin përfshirjen e drejtuesve të lartë socialistë në manipulimin e zgjedhjeve vendore në Dibër më 2016 dhe zgjedhjet e përgjithshme të 2017.

Ndërkohë prokuroria shqiptare nisi një hetim të brendshëm për të zbuluar se kush mund t’i kishte rrjedhur përgjimet e dosjes hetimore, me qëllim për të theksua faktin se nxjerrja e provave hetimore ishte krim i rëndë.

Megjithatë, nuk ka patur asnjë lajm se çfarë ka ndodhur me padinë e zotit Rama ndaj Bild.

 

Të fundit