Flash News

Ditari i Maxhorancës

Lidhjet me ish-zyrtarin e FBI, Gjiknuri merr rolin e ‘avokatit’: S’ka faj Rama, çështja i përket SHBA-së

Lidhjet me ish-zyrtarin e FBI, Gjiknuri merr rolin e ‘avokatit’:

Charles McGonigal, ish-zyrtar i lartë i FBI-së, u arrestua një ditë më parë nën akuzën e përfitimit të 225 mijë dollarë dhe takime të padeklaruara me zyrtarë shqiptarë, mes tyre edhe kryeministri Edi Rama.

Në dosjen hetimore, përmendet edhe një oligark rus me të cilin dyshohet se McGonigal ka pasur lidhje të ngushta.

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, i pyetur mbi akuzat ndaj kryeministrit Rama për lidhjet me ish-zyrtarin e FBI-së, Gjiknuri e shfajësoi kreun e socialistëve, duke e quajtur të gjithën një tymnajë të sajuar nga opozita.

Faktet e zbardhura në dosje ku emir i Ramës përmendet disa herë për takimet që ka zhvilluar me McGonigal, për Gjiknurin janë një çështje që i përket SHBA-ve që nuk e implikon Shqipërinë.

“Nisur nga faktet dhe çfarë kemi lexuar në atë dokument i cili i thotë të gjitha. Së pari kjo është një tymnajë e ngritur nga opozita për të sfumuar faktet e reja që kanë dalë në lidhje me 21 janarin. Ngrihet një problem tjetër që gjoja ka më shumë rëndësi se vrasja e qytetarëve të pafajshëm. Së dyti mendoj se drejtësia amerikane e ka zbardhur atë çështje.

Zyrtari në fjalë, ka qenë njeri shumë i rëndësishëm, akuzohet për lidhje të tij me pagesa të një oligarku rus dhe nuk ka lidhje me ngjarjet e Shqipërisë, takimet që përmenden nuk faktojnë krime të kryera nga autoritetet shqiptare, përkundrazi ka pasur thyerje etike nga ana e tij për mospërmendjen e takimeve. Në vetvete problemi ka të bëjë sesa drejt e ka zbatuar detyrën një zyrtar i lartë amerikan në lidhje me interesat e SHBA. Këtu s’mund të bësh fajtor kryeministrin që ka takuar një zyrtar të lartë të FBI, kur çdo zyrtar i lartë do ta takonte. Ky lajm ka rëndësi për Amerikën dhe jo për Shqipërinë”, tha Gjiknuri.

Të fundit