Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ligji për Partitë Politike, Balla akuza PD-së: Financohet nga Rusia, drejtësia shqiptare dështoi të hetonte

Ligji për Partitë Politike, Balla akuza PD-së: Financohet nga
Në foto: Numri 2 i PS-së, Taulant Balla

Kuvendi ka kaluar për diskutim gjatë seancës së sotme ligjin për Partitë Politike, pjesë e marrëveshjes së 5 qershorit që rregullojnë financimin e partive duke shtuar atë nga shteti dhe duke vendosur kufizime për paratë nga bizneset dhe individët.

Në fjalën e tij, nënkryetari i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ngritur akuza mbi financimin e PD-së.

Sipas Ballës, demokratët financohen nga rusët dhe drejtësia shqiptare ka dështuar të hetojë lidhjen e tyre.

"Disa deputetë nuk e kanë kuptuar ligjin për partitë politike. Ne jemi të qartë që procesi i ndryshimeve kushtetuese tashmë 25 prilli na ndajnë vetëm pak kohë. I bëj thirrje partive politike që të garojnë tek gjykatësi që nuk gabon kurrë, popullin shqiptar. Për çështjen e financimit të partive politike. Ajo është një çështje që duhet forcuar legjislacioni. Nuk e kemi një ligj që garanton që partitë të mos financohen nga para me burime të paligjshme.

Dështimi i institucioneve të drejtësisë shqiptare për të hetuar siç duhet rastin e financimit të PD-së të bëj publik me prova se si nga një kompani guackë në Edinbugh të Skocisë, persona të caktuar me origjinë apo me pasaporta ruse ua dhanë zemër për të financuar Lulzim Bashën është një fakt që sot nuk është hetuar, që sot përsëri është një sirenë alarmi se si parti politike mund të bien pre e financimeve nga vende që nuk janë aspak miqësore me Shqipërinë. Biem të gjithë dakord që Rusia nuk është një vend miqësor me Shqipërinë. PD është partia e dytë më e madhe në vend pas PS-së", tha Balla.

Të fundit