Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Ligji për presidentin, gati!", Shameti: Nuk cënohen kompetencat, i jep fund problematikave artificiale

"Ligji për presidentin, gati!", Shameti: Nuk cënohen
Foto Ilustruese/ Deputeti Adnor Shameti

Ka përfunduar drafti i ligjit i ri organik, i cili përcakton kompetencat e Presidentit të Republikës.

Mazhoranca ka mbyllur punën e saj disa javore, me hartimin e një drafti të përbërë nga 45 nene, ndërsa palët kanë gjetur dakordësi që ai t’i nënshtrohet procedurave parlamentare.

Përmes një deklarate për mediat, deputeti Adnor Shameti bën me dije se “miratimi i këtij drafti do t’iu jepte zgjidhje të gjitha ngërçeve artificiale që kanë ndodhur deri më tani”.

Pas depozitimit në Kuvend të draftit, pritet të nisë edhe konsultimi. Ndërkaq, deputeti socialist thekson se ky ligj nuk cënon dhe as ngushton kompetencat e presidentit, por i jep fund problematikave artificiale të krijuara ndër vite.

Grupi i punës për hartimin e ligjit ishte i përbërë nga tre deputetët Vasilika Hysi, Adnor Shameti dhe Alban Zeneli. Ligji për kompetencat e presidentit duhet të kishte përfunduar që në  15 tetor, por hartimi i saj ka marrë më shumë kohë, duke u prezantuar më 6 nëntor.

“Grupi i punës ka përfunduar draftin për ligjin. Ndjesë për vonesën, por i dhamë dorën e fundit disa detajeve që ishin përcaktuar në ligjin organik. Hartimi i ligjit për funksionimin e institucionit të presidentit të Republikës ka qenë domosdoshmëri. E theksoj që është ligj organik pasi bëhet fjalë për një institucion kushtetues. Ky ligj ka analizuar dhe elaboruar në detaje procedurën që institucioni i Presidencës duhet të ndjekin në ushtrimin e detyrës. Me këtë ligj marrin fund të gjitha problematikat artificiale, të lindura në vitet e shkuara dhe mos të lindin më, duke respektuar në kushtetutë dhe germën dhe mos të ketë ndikime. Unë e përmenda dhe në fjalën time, s’behët fjalë për kufizime të kompetencave të presidentit. Është elaborimi i të drejtave të presidentit në kushtetutën e Republikës. Duket të kini parasysh që grupi i punës ka përfunduar draftin e dakordësuar të ligjit. Ky draft i dakrodësuar dhe i përfunduar sot do t’i nënshtrohet procedurave parlamentare, duke nisur me depozitimin në Kuvend, e më pas do të nisë procesin e konsultimin. Do të jetë gjithëpërfshirës dhe më pas në Komisionin e Ligjeve që i nënshtrohet veprimtarive parlamentare”, tha Shameti.

Të fundit