Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ligji për referendumet/ Balla: Drafti gati, mund të zhvillohet edhe në një ditë me zgjedhjet

Ligji për referendumet/ Balla: Drafti gati, mund të zhvillohet edhe

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se drafti për ligjin e referendumeve është tashmë gati dhe pritet të kalojë në një fazë të gjerë konsultimi përpara se të depozitohet në Kuvend.

Në një konferencë për mediat, Balla theksoi se procesi do të jetë i hapur dhe gjithëpërfshirës, me synimin për të ndërtuar një projekt sa më të konsoliduar. Ai bëri me dije se do të zhvillohen tryeza konsultative me juristë, profesorë, studentë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Sipas tij, Kushtetuta e Shqipërisë përcakton qartë procedurat për zhvillimin e referendumeve, si dhe mundësinë që përmes tyre të miratohen edhe amendamente kushtetuese.

Balla nënvizoi gjithashtu se, për të reduktuar kostot, është hedhur ideja që referendumet të zhvillohen në të njëjtën ditë me zgjedhjet, qofshin ato vendore apo parlamentare. Megjithatë, ai sqaroi se për këtë çështje ekzistojnë qëndrime të ndryshme dhe do të jetë pjesë e diskutimeve në vijim.

“Përpara se draftin ta depozitojmë në Kuvend, do t’ia nënshtrojmë një procesi të gjerë konsultimi, në mënyrë që edhe gjatë shqyrtimit parlamentar të kemi një projekt të maturuar dhe të dakordësuar sa më gjerë”, u shpreh Balla.

Të fundit