Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kushtet në spitale, deputetja e PS: Qytetarët që duan shërbim të shpejtë, të paguajnë më shumë

Kushtet në spitale, deputetja e PS: Qytetarët që duan

Qytetari që do shërbim më të shpejtë dhe cilësi më të mirë, do të paguajë më shumë. Kështu u shpreh deputetja socialiste Klodiana Spahiu.

E ftuar në Report Tv, Spahiu tha se një pacient i cili ka nevojë për nëj shërbim sot, do të duhet të paguajë një kosto shtesë pasi edhe cilësia e shërbimit do të jetë më e mirë.

“Rritja e cilësisë. Nëse një spital ka funksionuar nga menaxhimi i shtetit, tashmë do të ketë një kriter tjetër, nëse një spital plotëson kriteret dhe arrin të marrë një kartë për shërbimet e caktuara, ai mund të ketë të ardhura dytësore. Për shembull nëse një pacient i cili për një shërbim të caktuar nuk do të presë një muaj por do të marri shërbimin sot, padyshim që do të ketë një kosto shtesë. Ose nëse do të ketë kushte më të mira, kushte hotelerie më të mira, atëherë ai pavion do të ketë kushte të tjera. Vlerësimi i punës së mjekëve nuk bëhet i njëjtë për të gjithë, por në bazë të kriterit të përformancës”, tha Spahiu.

Të fundit