Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ligji për Zonat e Mbrojtura, Rama: Askush s’ka gojë të na japë leksione

Ligji për Zonat e Mbrojtura, Rama: Askush s’ka gojë të na

Kryeministri Edi Rama komentoi nga Shkodra reagimet kritike pas miratimit të Ligjit për Zonat e Mbrojtura.

Kreu i qerverisë tha se askush nuk ka gojë t’i japë leksione, pasi sipas tij në këto 10 vite i kanë pastruar fytyrën Shqipërisë nga llumi dhe balta.

“Për zonat e mbrojtura është një temë që e kam përzemër dhe më bën të dua të qesh shumë, se çfarë është bërë në Shqipëri këto 10 vite për të mbrojtur natyrën, për t’i pastruar Shqipërisë fytyrën e mbuluar nga balta dhe  llumi, por më bëjnë të them që askush nuk ka gojë të na japë leksione, për çështjen e qasjes ndaj mjedisit, kulturës. Ne kemi vënë zona në mbrojtje”, tha Rama.

Të fundit