Flash News

Ditari i Maxhorancës

Liria e shtypit, Rama mohon raportin e RSF: S’ka media të intimiduara, as gazetarë të dhunuar

Liria e shtypit, Rama mohon raportin e RSF: S’ka media të

Raporti i Reporterët Pa Kufij vlerësoi se Shqipëria ka shënuar rënie në Treguesin Botëror të Lirisë së Shtypit, duke lëvizur nga pozicioni i 83-të që ishte në vitin 2021, në vendin e 103 për këtë vit nga 180 vende që janë të listuara në total.

Sipas raportit, “pavarësia editoriale kërcënohet, integriteti fizik i gazetarëve cënohet nga krimi i organizuar, nga dështimi i shtetit për t'i mbrojtur ata dhe madje edhe nga dhuna policore”.

Lidhur me raportin e RSF ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Në një postim në Twitter, Rama hedh poshtë gjetjet dhe argumentet e raportit duke mohuar që gazetarët të kenë qenë viktima të dhunë policore apo t’iu jetë kufizuar liria.

Rama shton se nuk ka pasur as sulme politike ndaj gazetarëve dhe as gjyqe kundër tyre, duke i quajtur të gjitha “fantazi, tallje e gënjeshtra”.

“Në Shqipëri s'ka as media të intimiduar, as gazetarë të penguar në lirinë e tyre. Madje në Shqipëri ka gjithnjë e më shumë viktima të shpifjeve,gënjeshtrave e lajmeve të rreme! Flitet për gjyqe me gazetarë, kur në fakt s'ka! Flitet për ligjin antishpifje kur në fakt s'ekziston! Gazetarët viktima të dhunës policore në Shqipëri?Çfarë gënjeshtre!Gazetarët kritikë ndaj qeverisë përballen me sulme politike?Çfarë fantazie! Vetërregullim etik në median shqiptare?Çfarë talljeje!Vetëm titulli mungon:Ankesa për mungesën e lirisë ngaqë s'dimë ç'të bëjmë me lirinë! E di që edhe ky opinion i imi do klasifikohet si sulm, presion, agresion kundër mediave, por e kam të pamundur të hesht kur shoh se si tallen disa me lirinë e fjalës dhe se si liria e shtypit bëhet liri e shtypjes, duke shkelur mbi faktet, njerëzit dhe vendin,në emër të saj!”, shkruan Rama në Twitter.

Të fundit