Flash News

Ditari i Maxhorancës

Lirohen nga detyra drejtori i ‘Punësimit dhe Aftësive’, drejtori i GKA-së dhe anëtari i Këshillit Drejtues të Kadastrës

Lirohen nga detyra drejtori i ‘Punësimit dhe Aftësive’,

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është vendosur të lirohen nga detyra Gentian Deva, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Drejtësisë. Sipas VKM-së, në vend të tij u emërua Ismail Shehu.

KM vendosi po ashtu lirimin nga detyra të drejtoreshës së përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive Elira Demiraj dhe në vend të saj emëroi Klevis Hysën.

Po ashtu, është liruar nga detyra Erzen Shkololli, drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve.

VKM:

VE N D I M PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN E NJË ANËTARI TË KËSHILLIT DREJTUES TË AGJENCISË SHTETËRORE TË KADASTRËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 8, të ligjit nr.111/2018, “Për kadastrën”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Gentian Deva, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Drejtësisë, lirohet nga kjo detyrë.

Z. Ismail Shehu emërohet anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Drejtësisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

****

V E N D I M PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË AGJENCISË KOMBËTARE TË PUNËSIMIT DHE AFTËSIVE

Në mbështetje të pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të pikës 11/1, të vendimit nr.554, datë 31.7.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin, mënyrën e organizimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

****

V E N D O S I:

Znj. Elira Demiraj lirohet nga detyra e drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.

Z. Klevis Hysa emërohet drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.

Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

LIRIMIN NGA DETYRA TË DREJTORIT TË GALERISË KOMBËTARE TË ARTEVE

Në mbështetje të pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të pikës 4, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Erzen Shkololli, drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

Të fundit