Flash News

Ditari i Maxhorancës

Lirohet nga detyra zv/ministri i Mbrojtjes, Dorian Tola

Lirohet nga detyra zv/ministri i Mbrojtjes, Dorian Tola

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Dorian Tola, është liruar nga detyra me vendim të Këshillit të Ministrave.

Nuk janë dhënë detaje të tjera mbi arsyet e këtij vendimi apo emërimin e një pasuesi për postin e zëvendësministrit të Mbrojtjes.

V E N D I M PËR LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Dorian Tola, zëvendësministër i Mbrojtjes, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Të fundit