Flash News

Ditari i Maxhorancës

Lista e kandidatëve për 25 prillin, Rama 'ftesë kujtdo që ka ambicien për ta provuar': Aplikoni on line, ja si të bëheni deputetë të PS!

Lista e kandidatëve për 25 prillin, Rama 'ftesë kujtdo

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një ftesë publike për të gjithë të interesuarit, që t’i bashkohen listave të kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste.

Përmes një video-mesazhi, Rama iu bën thirrje të gjithë atyre që kanë dëshirën të jenë kandidatë për deputet nën siglën e PS, se për më tepër mund të aplikojnë në platformë online deputetiqeduam.ps.al.

“Mund të jesh ti! Mund të jetë njëri prej jush. Në këto zgjedhje t’i do të kesh forcë si asnjëherë më parë, sepse nuk do të zgjedhësh vetëm partinë, programin dhe liderin që dëshiron, por edhe deputetin që do. Dhe jo vetëm kaq, por me Partinë Socialiste t’i do të mund të jesh njëri prej anëtarëve të skuadrës që do të fitojë 25 prillin, për të shkuar edhe më para në Shqipërinë që duam”, shprehet kryeministri në spotin publicitar për promovimin e platformës deputetiqeduam.ps.al.

Reagimi i plotë i Ramës:

MIRËMËNGJES

dhe me këtë ftesë për këdo që ka ambicien e kurajon për ta provuar veten në të përpjetën e politikës, me mua dhe Partinë Socialiste, ju uroj të dielë të mbarë

https://deputetiqeduam.ps.al

Të fundit